Edhe pse mund të rrini “incognito”, këto janë dhënat që Google di rreth jush - Android

Get it on Google Play

Edhe pse mund të rrini “incognito”, këto janë dhënat që Google di rreth jush - Android

Edhe pse mund të mendoni se kur jeni duke punuar në “incognito mode” jeni të pa-gjurmueshëm, e keni shumë gabim! Një studim i publikuar së fundmi nga Universtiteti  Vanderbilt jep një përshkrim të të dhënave që Google mbledh nga përdoruesit e saj edhe pse këta të fundit mund të jenë munduar të tregohen të kujdesshëm. […]

The post Edhe pse mund të rrini “incognito”, këto janë dhënat që Google di rreth jush appeared first on Lajmi i Fundit.

Edhe pse mund të mendoni se kur jeni duke punuar në “incognito mode” jeni të pa-gjurmueshëm, e keni shumë gabim!

Një studim i publikuar së fundmi nga Universtiteti  Vanderbilt jep një përshkrim të të dhënave që Google mbledh nga përdoruesit e saj edhe pse këta të fundit mund të jenë munduar të tregohen të kujdesshëm.

Kërkuesit ekzaminuan se si motori gjigant i kërkimit mbledh informacione nga pajisjet telefonike që operojnë me sistemin Android, shfletuesit Chrome, YouTube-i dhe produktet e tjera të Google.

Kështu, ata zbuluan se Google vazhdon të mbledhë të dhëna nga përdoruesit edhe pse ata mund të jenë duke punuar në Incognito.

Gjiganti i motorëve të kërkimit mbledh të dhëna si koha kur përdoruesit hyjnë në një aplikacion, mënyrat e logimit, etj.

Në këtë skenar, aplikacioni është i dizajnuar në një mënyrë të tillë që të mbledhë të dhëna nga përdoruesi me apo pa dijeninë e tij. Edhe nëse mundoheni të shmangni “gjurmimin” duke e përdorur aplikacionin e Google nga një pajisje që operon me iOS, motori i kërkimit është i aftë sërish që të mbledhë të dhëna nga ju.

Studimi shpjegon:

Google mëson shumë për interesat personale të një përdoruesi” gjatë një dite të përdorimit tipik të telefonit – gjëra të tilla si vendndodhja e tyre, rrugët e marra, artikujt e blerë dhe muzika që dëgjohet.”
Me pak fjalë, bëni ç’të doni por “Big Google” po ju vëzhgon.

The post Edhe pse mund të rrini “incognito”, këto janë dhënat që Google di rreth jush appeared first on Lajmi i Fundit.

26/08/2018 02:23 PM