Edhe teleskopi Hubble është viktimë e mbylljes së përkohshme të qeverisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Teleskopi i famshëm është duke pritur në hapësirë për riparimin e një problemi elektronik të kamerës së tij kryesore ‘’Wide Field Camera 3’’, gjëja më e rëndësishme për Hubble, që transmeton imazhe të sistemit diellor, trupave qiellorë dhe horizonteve të reja për llogari të NASA-s, raporton ata.
‘’Blloku i financimit për shumicën e agjencive qeveritare të SHBA, të tilla si NASA, mund të komplikojnë përpjekjet për të zgjidhur problemin, por zyrtarët janë optimistë se kamera do të restaurohet”, tha Tom Brown shef i Institutit të Shkencave të Teleskopëve Hapësinorë, në Baltimore.
Grupi që drejton Hubble është në fakt ende në shërbim, por punonjësit e NASA-s që janë pjesë e saj po punojnë pa pagesë. Për ta komplikuar më tej çështjen është fakti se disa ekspertë të kamerave, të cilët mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit, janë me pushime.
“Ne po bashkojmë një grup ekspertësh, të cilët kanë qenë të përfshirë në montimin e instrumentit dhe testimin 10 vjet më parë dhe kjo, për të riparuar defektin”, tha Brown.
Projektuar për të bërë vëzhgime në një fushë shumë të gjerë, instrumenti u instalua në teleskop në vitin 2009 në misionin e mirënjohur të mirëmbajtjes nga astronautët e anijes ”Atlantis”.
Gati 29 vjet pas fillimit të projektimit të tij, Hubble vazhdon të mbledhë të dhëna shkencore të kualitetit të lartë dhe, edhe pse ka filluar të tregojë shenja të moshës, NASA dëshiron që misioni të vazhdojë të paktën deri në nisjen e pasardhësit të Hubble, që quhet James Webb Space Telescope, i projektuar për në vitin 2021.
14/01/2019 10:07 AM
14/01/2019 05:22 PM
14/01/2019 08:52 AM
14/01/2019 02:53 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë