Egjipti prezanton “robotin-mjek” që kryen testime antiCovid - Android

Get it on Google Play

Egjipti prezanton “robotin-mjek” që kryen testime antiCovid - Android

Një shpikës në Egjipt ka nisur përdorimin e një roboti të telekomanduar për të kryer testimet për Covid-19 duke vendosur tamponët në gojën e një pacienti. Mahmoud el-Komy, i cili ka nisur të testojë robotin në një spital në  Kajro, thotë se ai mund të masë gjithashtu temperaturën e pacientëve dhe t’i paralajmërojë ata nëse […]

Një shpikës në Egjipt ka nisur përdorimin e një roboti të telekomanduar për të kryer testimet për Covid-19 duke vendosur tamponët në gojën e një pacienti.

Mahmoud el-Komy, i cili ka nisur të testojë robotin në një spital në  Kajro, thotë se ai mund të masë gjithashtu temperaturën e pacientëve dhe t’i paralajmërojë ata nëse janë pa maskë.

Roboti i quajtur Cira-03, mund të ndihmojë në kufizimin e ekspozimit ndaj infeksionit dhe parandalimin e përhapjes.

Cira-03 mund të marrë analizat e gjakut dhe t’u shfaq rezultatet pacientëve në një ekran në gjoksin e tij.

Mahmoud thotë se krijimi i tij, i cili ka kokë dhe krahë dhe ngjan me një njeri, u zhvillua në një mënyrë për të parandaluar frikën tek pacientët.

26/11/2020 04:17 PM