Nëse jeni një fans i Apple dhe planifikoni të blini iPhone X, duhet të dini edhe kete infomacion: Kur temperaturat ulen disa gradë, ekrani i celularit do të ngrijë.
Disa përdorues janë shprehur se menjëherë pasi dalin nga shtëpia, ekrani i celularit dhe aplikacionet nuk përgjigjen më. Në vendet ku dimri tashmë ka ardhur, duket se ky është një problem i madh.
Në Apple’s Support Website thuhet se përdorimi i një aparati iOS në temperature të ftohta mund të shkurtojë baterinë e telefonit dhe fikjen e tij, por ngrirja e ekranit duket se është një shqetësim i ri.
“Jemi të vetëdijshëm që ekrani i iPhone X bëhet përkohësisht i papërdorshëm nga ndryshimi i temperaturave,” tha Apple për The Loop.
“Pas disa sekondash ekrani do iu përgjigjet sërish. Ky problem do të rregullohet në update-in e rradhës”.
Apple sapo ka lançuar update-in e fundit, ndaj për këtë problem përdorueve mund t’u duhet të presin disa javë.
11/11/2017 10:45 PM
11/11/2017 11:22 PM
11/11/2017 07:06 AM
11/11/2017 08:39 AM
11/11/2017 09:35 PM
11/11/2017 06:20 PM
11/11/2017 02:39 PM
11/11/2017 03:08 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë