Ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka dëgjuar 'live' në Parlamentin e Kosovës Edi Ramën duke thënë se Kosova dhe Shqipëria do ta kenë një President të përbashkët në të ardhmen. Rama i ka rënë pishman për këtë deklaratë, duke e shpjeguar si shëtitje nëpër imagjinatë, por sipas Berishës deklarata të tilla i bëjnë dëm Kosovës, tani që po bën negociata me Serbinë, e cila mund ta përdorë këtë si kartë në tryezën e bisedimeve.