Ekspertët ndërkombëtarë kanë ngritur alarmin mbi rreziqet e një përdorimi armiqësor të inteligjencës artificiale (IA) nga shtetet që nuk respektojnë rregullat ndërkombëtare, kriminelët, terroristët, në një raport të publikuar sot.
Sipas tyre, në 10 vitet e ardhshme, efikasiteti në rritje i IA rrezikon të riforcojë kriminalitetin kibernetik, por gjithashtu të çojë në përdorimin e dronëve apo robotëve për qëllime terroriste.
Ajo gjithashtu mund të lehtësojë manipulimin e zgjedhjeve nëpërmjet rrjeteve sociale në sajë të llogarive të automatizuara.
Ky raport prej 100 faqesh u hartua nga 26 ekspertë specialistë për inteligjencën artificiale (IA), sigurinë kibernetike dhe robotike.
Ata janë pjesë e universiteteve të Cambridge, Oxford, Yale, Stanford dhe organizatave joqeveritare ”OpenAI”, ”Center for a New American Security” dhe ”Electronic Frontier Foundation”.
Këta ekspertë i kërkojnë qeverisë dhe aktorëve të ndryshëm përkatës të marrin masa për limitimin e kërcënimeve potenciale lidhur me inteligjencën artificiale.
“Ne mendojmë se sulmet që do të lejohen nga përdorimi në rritje i IA do të jenë veçanërisht efikase, të fokusuara në mënyrë fine dhe të vështirë për t’u atribuar”, nënvizon raporti.
Për të ilustruar frikën e tyre, këta specialistë përmendin disa skenare hipotetike të përdorimit dashakeqës të IA.
Ata nënvizojnë se terroristët mund të modifikojnë sistemet e IA, të disponueshme në tregti (dronë, automjete autonome), për të shkaktuar rrëzime avionësh, përplasje apo shpërthime./ata/
21/02/2018 03:37 PM
21/02/2018 10:57 PM
21/02/2018 12:04 PM
21/02/2018 04:31 PM
21/02/2018 02:18 PM
21/02/2018 06:12 PM
21/02/2018 07:56 AM
21/02/2018 09:34 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë