Elon Musk - Koha që ndaj Amazon të Bezos të veprojë antitrusti - Android

Get it on Google Play

Elon Musk - Koha që ndaj Amazon të Bezos të veprojë antitrusti - Android

 
 
“Monopolet janë një gjë e gabuar.” Kështu ka shkruar në Tuitter Elon Musk, sipërmarrësi dhe kreu i “Tesla-s”, duke iu referuar drejtuesit të korporatës “Amazon”, Jeff Bezos. Mesazhi vjen ndërkohë që sulmet ndaj “Amazon” sa vijnë e shtohen dhe kur autoritetet po e mbikëqyrin atë jo vetëm për përmasën e vet, por edhe për synimet […]

“Monopolet janë një gjë e gabuar.”

Kështu ka shkruar në Tuitter Elon Musk, sipërmarrësi dhe kreu i “Tesla-s”, duke iu referuar drejtuesit të korporatës “Amazon”, Jeff Bezos.

Mesazhi vjen ndërkohë që sulmet ndaj “Amazon” sa vijnë e shtohen dhe kur autoritetet po e mbikëqyrin atë jo vetëm për përmasën e vet, por edhe për synimet e biznesit të vet.

Nga kjo pikëpamje, mesazhi i Musk është në mbështetje të veprimit anti-trust ndaj “Amazon”.

Rivaliteti mes të dyve lidhet me garën hapësinore. Musk është i njohur për SpaceX, e cila së fundmi u përdor nga NASA për të çuar njerëz në hapësirë.

Musk u përgëzua për arritjen e vet edhe nga Rossatom, agjencia ruse e hapësirës që është shfryutëzuar nga NASA për misione të ngjashme.

Ndërkohë që Bezos ka zbuluar ambiciet e veta hapësinore në drejtim të krijimit të një rrjeti staelitësh për lidhje të shpejtë internet. Për këtë qëllim Bezos ka themeluar Blue Origin.

05/06/2020 02:59 PM