FB blen një start-up që ndërvepron me të menduarit - Android

Get it on Google Play

FB blen një start-up që ndërvepron me të menduarit - Android

Gjiganti Facebook ka arritur të blejë kompaninë Ctrl-Labs, një start-up që studion mundësinë e bërjes së pajisjeve që ndërveprojnë me të menduarit tonë, deklaroi në një postim në rrjetin social zëvendësshefi i Facebook, Andrew Bosworth, i cili merret me realitetin virtual. “Vizioni përfundimtar i kësaj pune është një byzylyk që u jep njerëzve mundësinë të […]

Gjiganti Facebook ka arritur të blejë kompaninë Ctrl-Labs, një start-up që studion mundësinë e bërjes së pajisjeve që ndërveprojnë me të menduarit tonë, deklaroi në një postim në rrjetin social zëvendësshefi i Facebook, Andrew Bosworth, i cili merret me realitetin virtual.

“Vizioni përfundimtar i kësaj pune është një byzylyk që u jep njerëzve mundësinë të kontrollojnë pajisjet e tyre si një zgjatje natyrore të një lëvizjeje. Mund të ndryshojë mënyrën se si lidhemi”, shpjegon Bosworth në Facebook.

Ctrl-Labs u themelua në 2015 nga neuroshkencëtarët Thomas Reardon, bashkëthemelues i Internet Explorer dhe Patrick Kaifosh: prodhon një byzylyk të aftë të transmetojë impulse elektrike që prodhohen nga truri në një kompjuter.

Facebook do të paguajë start-up me një shumë prej 500 milionësh deri në një miliard dollarë për blerjen e saj.

24/09/2019 01:41 PM