FOTOT - “Cartier” sjell orën luksoze me… 1289 diamante - Android

Get it on Google Play

FOTOT - “Cartier” sjell orën luksoze me… 1289 diamante - Android

Një shprehje e vjetër thotë se koha është flori. Por për “Cartier”, tani është diamant. Një model i ri ore me plot 650 diamante është risia e fundit e emrit të madh të modës. Fusha e modelit të ri “Révélation d’Une Pantherè” ka një dizajn të mbushur me diamante, që marrin formë pas çdo lëvizjeje […]

Një shprehje e vjetër thotë se koha është flori. Por për “Cartier”, tani është diamant.

Një model i ri ore me plot 650 diamante është risia e fundit e emrit të madh të modës.

Fusha e modelit të ri “Révélation d’Une Pantherè” ka një dizajn të mbushur me diamante, që marrin formë pas çdo lëvizjeje të dorës.

Kjo bëhet e mundur falë kanaleve transparente nën xhamin e orës, në të cilat diamantet lëvizin nëpërmjet një lëngu, duke formuar fytyrën e një pantere.

Ora është mekanike dhe ka në total (bashkë me zinxhirin) 1 289 diamante, afro 19.39 karat. Çmimi i një ore të tillë është 249 mijë dollarë. Seria është edicion i limituar, pasi vetëm 40 të tilla janë prodhuar.  (TemA TV)

 

 

01/05/2019 03:28 PM