FOTOT - Astronautët kthehen në Tokë pas gjashtë muajve misioni në hapsirë - Android

Get it on Google Play

FOTOT - Astronautët kthehen në Tokë pas gjashtë muajve misioni në hapsirë - Android

Tre astronautë mes të cilëve dy amerikanë dhe një rus, janë kthyer nw Tokw pas një misioni prej 6 muaj në stacionin hapësinor ndërkombëtar. Kapsula Soyuz që i ka rikthyer në Tokë është ulur sot në Kazakistan. Astronautët e NASA-s, Joe Acaba dhe Mark Vande Hei, si dhe astronauti rus, Aleksandr Misurkin, janë shfaqur të […]

Tre astronautë mes të cilëve dy amerikanë dhe një rus, janë kthyer nw Tokw pas një misioni prej 6 muaj në stacionin hapësinor ndërkombëtar.

Kapsula Soyuz që i ka rikthyer në Tokë është ulur sot në Kazakistan.

Astronautët e NASA-s, Joe Acaba dhe Mark Vande Hei, si dhe astronauti rus, Aleksandr Misurkin, janë shfaqur të buzëqeshur derisa kanë dalë nga kapsula e tyre.

Stafi mjekësor është përkujdesur menjëherë për t’u siguruar se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata kanë jetuar në Stacionin e Gjithësisë nga muaji shtator. Acaba dhe Vande Hei kanë ndihmuar në zëvendësimin e disa pjesëve të vjetruara në stacionin hapësinor.

Një ekip zëvendësues do të niset nga Kazakistani më 21 mars, për të plotësuar numrin e ekipit të Gjithësisë në gjashtë persona. (TemA)

28/02/2018 03:20 PM