Tre astronautë mes të cilëve dy amerikanë dhe një rus, janë kthyer nw Tokw pas një misioni prej 6 muaj në stacionin hapësinor ndërkombëtar.
Kapsula Soyuz që i ka rikthyer në Tokë është ulur sot në Kazakistan.
Astronautët e NASA-s, Joe Acaba dhe Mark Vande Hei, si dhe astronauti rus, Aleksandr Misurkin, janë shfaqur të buzëqeshur derisa kanë dalë nga kapsula e tyre.
Stafi mjekësor është përkujdesur menjëherë për t’u siguruar se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata kanë jetuar në Stacionin e Gjithësisë nga muaji shtator. Acaba dhe Vande Hei kanë ndihmuar në zëvendësimin e disa pjesëve të vjetruara në stacionin hapësinor.
Një ekip zëvendësues do të niset nga Kazakistani më 21 mars, për të plotësuar numrin e ekipit të Gjithësisë në gjashtë persona. (TemA)
28/02/2018 03:20 PM
28/02/2018 01:46 PM
28/02/2018 03:07 PM
28/02/2018 03:59 PM
28/02/2018 08:23 PM
28/02/2018 04:33 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë