Aeroplani më i madh në botë është një hap më afër fluturimit pasi kaloi testin final.
Është fjala për avionin gjigand, prodhimi i kompanisë Vulcan Aerospace, prone e Paul Allen, bashkëthemeluesit te Microsoft.
Ky avion gjigant do të ndihmojë në lëshimin e satelitëve dhe objekteve të tjera në hapësirë, duke përfshirë një anije kozmike “Dream Chaser” që mund të transferojë astronautët ose ngarkesat në orbitën e ulët e Tokës brenda 24 orëve.
Avioni Stratolaunch ka një hapje krahësh prej 117 metrash, ose e barabartë me një fushë futbolli. Gjithashtu ai ka 6 motorë prodhim i Boeing, versioni i avionëve 747.
Aeroplani gjigand është i përbërë nga dy pjesë, njëra për qëndrimin e ekuipazhit dhe një tjetër për vendosjen e kompjuterëve dhe aparaturave të tjera.
Veçantia e tij është se mes dy pjesëve trupit të tij, ndodhet një e trete ku mund të vendosen sistemet e lëshimit te raketave që do të mund t’i shtyjnë ato deri ne lartësinë 2.000 kilometra.
Një tjetër avantazh i tij është fakti se duke qenë gjithsesi një avion, ai mund te niset nga një aeroport.
Ndërkohë që për të lëshuar raketat, duhet të ngjitet ne lartësinë 10 km, duke mundësuar kështu shmangien e problemeve që në rastin e lëshimit të zakonshëm të raketave nga bazat e posaçme, ne jo pak raste, çojnë me shtyrjen e misionit te tyre.
Super avioni pritet të dalë në hapësirë për herë të parë në vitin 2019. (TemA)
27/02/2018 01:27 PM
27/02/2018 09:52 PM
27/02/2018 09:00 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë