FOTOT - Brenda anijes së “jashtëtokësorëve” - Android

Get it on Google Play

FOTOT - Brenda anijes së “jashtëtokësorëve” - Android

Kjo anije nuk është si jahtet e zakonshme, pasi ngjan me ato që përdoren në filmat e Hollywood-it.  “Royal Version 001” është kryevepër e kompanisë italiane “Jet Capsule” e cila ofron luks të pafund për pushuesit.  Kjo anije në formë kapsule është 8 metra e gjatë, 3,6 metra e gjerë dhe mund të akomodojë 12 pasagjerë pa përfshirë […]

Kjo anije nuk është si jahtet e zakonshme, pasi ngjan me ato që përdoren në filmat e Hollywood-it. 

“Royal Version 001” është kryevepër e kompanisë italiane “Jet Capsule” e cila ofron luks të pafund për pushuesit. 

Kjo anije në formë kapsule është 8 metra e gjatë, 3,6 metra e gjerë dhe mund të akomodojë 12 pasagjerë pa përfshirë kapitenin e anijes. 

Besohet se kjo kapsulë pothuajse e tëra e punuar nga xhami, mund t’i rezistojë goditjeve të forta në rast se përplaset me ndonjë anije apo shkëmb. 

Kjo kapsulë është e modifikuar për secilin klient.

Varësisht nga kërkesat, do t’ju kushtojë 250 mijë dollarë. (TemA) 

 

 

06/02/2019 10:20 AM