FOTOT - Del në shitje Ferrari i ujit, lundroi me shpejtësi 242 km/orë në vitin 1952 - Android

Get it on Google Play

FOTOT - Del në shitje Ferrari i ujit, lundroi me shpejtësi 242 km/orë në vitin 1952 - Android

Ferrari nuk është vetëm një makinë që dominon në rrugë, por firma ka prodhuar më herët edhe varka të shpejta garash. Së fundmi, Ferrari Arno XI Racing Boat, një hidroplan i cili vendosi rekord në vitin 1952 duke lundruar me shpejtësi 242 kilometra në orë, ka dalë në shitje. Mjeti i vetëm lundrues me një […]

Ferrari nuk është vetëm një makinë që dominon në rrugë, por firma ka prodhuar më herët edhe varka të shpejta garash.

Së fundmi, Ferrari Arno XI Racing Boat, një hidroplan i cili vendosi rekord në vitin 1952 duke lundruar me shpejtësi 242 kilometra në orë, ka dalë në shitje.

Mjeti i vetëm lundrues me një motor Ferrari do të dalë në ankand në Florida.

Ferrari Arno XI ka një motor të modifikuar Grand Prix 4.5L V12, i cili ka një fuqi prej 550 kuaj fuqi.

Në vitet ’50, italiani Achille Castoldi ishte i vendosur të thyente rekordin botëror të shpejtësisë mbi ujë dhe për këtë i kërkoi ndihmë Enzo Ferrarit.

Së bashku, ata ndërtuan këtë mjet, i cili arriti shpejtësinë 242 kilometra në orë në liqenin Iseo në Itali dhe që prej asaj kohe ende nuk është thyer.  (TemA)

15/08/2019 08:40 AM