FOTOT - Kina mbush shkretëtirën me paneleve diellore në formën e një… kali - Android

Get it on Google Play

FOTOT - Kina mbush shkretëtirën me paneleve diellore në formën e një… kali - Android

Kina ka ndërtuar një hapësirë të paneleve diellore, me një sipërfaqe sa 195 fusha futbolli e cila nëse shihet nga lart zbulon modelin e një kali.  Projekti mbresëlënës, me një investim total prej 15 miliardë juanë, rreth 2,2 miliardë dollarë, përbëhet nga 196.320 panele diellore.  Stacioni fotovoltaik i energjisë ishte i lidhur me rrjetin, dhjetorin e kaluar, […]

Kina ka ndërtuar një hapësirë të paneleve diellore, me një sipërfaqe sa 195 fusha futbolli e cila nëse shihet nga lart zbulon modelin e një kali. 

Projekti mbresëlënës, me një investim total prej 15 miliardë juanë, rreth 2,2 miliardë dollarë, përbëhet nga 196.320 panele diellore. 

Stacioni fotovoltaik i energjisë ishte i lidhur me rrjetin, dhjetorin e kaluar, dhe u kurorëzua si “imazhi më i madh i paneleve diellore” nga Rekordet Botërorë të Guinness javën e kaluar. 

I ndodhur në shkretëtirë, projekti është pjesë e një parku të energjisë diellore në Kubuqi, e cila është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të eksploruar turizmin dhe burimet energjetike në shkretëtirë. (TemA) 

 

19/07/2019 08:48 AM