Kina ka ndërtuar një hapësirë të paneleve diellore, me një sipërfaqe sa 195 fusha futbolli e cila nëse shihet nga lart zbulon modelin e një kali.
Projekti mbresëlënës, me një investim total prej 15 miliardë juanë, rreth 2,2 miliardë dollarë, përbëhet nga 196.320 panele diellore.
Stacioni fotovoltaik i energjisë ishte i lidhur me rrjetin, dhjetorin e kaluar, dhe u kurorëzua si “imazhi më i madh i paneleve diellore” nga Rekordet Botërorë të Guinness javën e kaluar.
I ndodhur në shkretëtirë, projekti është pjesë e një parku të energjisë diellore në Kubuqi, e cila është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të eksploruar turizmin dhe burimet energjetike në shkretëtirë. (TemA)
19/07/2019 08:48 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë