FOTOT - Makina e famshme “Bullitt Mustang” shitet… 3.7 milionë dollarë - Android

Get it on Google Play

FOTOT - Makina e famshme “Bullitt Mustang” shitet… 3.7 milionë dollarë - Android

Fordi i famshëm “Ford Mustang GT” i drejtuar nga Steve McQueen në rrugët e San Francisko në filmin “Bullitt” u shit në ankand për shumën 3.7 milionë dollarë. Njoftimi u bë nga shtëpia e ankandeve David Morton. Makina e gjelbër u bë e famshme në veçanti për një skenë ndjekëse që të lë pa frymë, […]

Fordi i famshëm “Ford Mustang GT” i drejtuar nga Steve McQueen në rrugët e San Francisko në filmin “Bullitt” u shit në ankand për shumën 3.7 milionë dollarë. Njoftimi u bë nga shtëpia e ankandeve David Morton.

Makina e gjelbër u bë e famshme në veçanti për një skenë ndjekëse që të lë pa frymë, në filmin e vitit 1968.

“Bullitt” ishte në pronësi të 38-vjeçarit Sean Kiernan. Babai i tij e bleu atë për 3.500 dollarë në 1974 (çmimi bazë simbolik i këtij ankandi) dhe familja e ngau rregullisht deri në vitin 1980, derisa iu prish friksioni.

Makina mbeti në garazh me vite, derisa Sean vendosi ta rregullojë dhe filloi ta ekspozojë atë pas vdekjes së babait të tij në 2014.

Kjo makinë dhe modeli i saj “Ford Mustang GT” janë aq të famshëm në Shtetet e Bashkuara saqë në janar 2018 prodhuesi prezantoi një botim modern të kufizuar të “Mustang Bullitt”. /Ansa/

12/01/2020 11:16 AM