FOTOT - NASA shpërndan pamje të reja nga misioni në Mars - Android

Get it on Google Play

FOTOT - NASA shpërndan pamje të reja nga misioni në Mars - Android

NASA ka shpërndarë disa foto të reja nga sonda “Perseverance”, e cila ndodhet me mission në Mars. Sonda “Perseverance” u ul më 18 shkurt në kraterin “Jezero” për të kërkuar shenja të jetës antike mikroskopike. Sonda do t’i kalojë dy vitet e ardhshme duke eksploruar grykëderdhjen e thatë të lumit dhe duke shpuar në shkëmbinjtë […]

NASA ka shpërndarë disa foto të reja nga sonda “Perseverance”, e cila ndodhet me mission në Mars.

Sonda “Perseverance” u ul më 18 shkurt në kraterin “Jezero” për të kërkuar shenja të jetës antike mikroskopike.

Sonda do t’i kalojë dy vitet e ardhshme duke eksploruar grykëderdhjen e thatë të lumit dhe duke shpuar në shkëmbinjtë që mund të përmbajnë prova të jetës tre-katër miliardë vjet më parë.

Mostrat kryesore do të lihen mënjanë për t’u kthyer në Tokë pas një dekade.

NASA shtoi 25 kamera në misionin prej 3 miliardë dollarësh – kamerat më të shumta të dërguara ndonjëherë në Mars.

10/03/2021 01:42 PM