Nxjerrja e edicionit të limituar të Aventador SVJ 63 dhe Huracan Evo GT Celebration në Pebble Beach, do t’i shtohet edhe një model i ri që prezantohet së shpejti në Frankfurt Motor Show.
“Diçka e re po vjen dhe do ta keni të pamundur të prisni, sepse kur të arrijë so t’ju hapë sytë për të ardhmen” shkruan përbri fotografisë, së postuar në llogarinë e Lamborghinit në Instagram.
Por, në imazh tregohet vetëm silueta e pjesës së përparme të veturës, që i ka të ndezura dritat LED me tri vija që shkojnë në anë të ndryshme.
Të njëjta drita dhe forma e tavanit, janë parë edhe te Terzo Millenio që është shfaqur para dy vitesh, andaj kjo makinë mund të jetë një hibrid.
25/08/2019 07:45 PM
25/08/2019 04:53 PM
25/08/2019 04:56 PM
25/08/2019 08:00 PM
25/08/2019 07:15 PM
25/08/2019 07:30 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë