FOTOT - Njihuni me “bishën” e re të Lamborghinit (2) - Android

Get it on Google Play

FOTOT - Njihuni me “bishën” e re të Lamborghinit (2) - Android

Nxjerrja e  edicionit të limituar të Aventador SVJ 63 dhe Huracan Evo GT Celebration në Pebble Beach, do t’i shtohet edhe një model i ri që prezantohet së shpejti në Frankfurt Motor Show. “Diçka e re po vjen dhe do ta keni të pamundur të prisni, sepse kur të arrijë so t’ju hapë sytë për […]

Nxjerrja e  edicionit të limituar të Aventador SVJ 63 dhe Huracan Evo GT Celebration në Pebble Beach, do t’i shtohet edhe një model i ri që prezantohet së shpejti në Frankfurt Motor Show.

“Diçka e re po vjen dhe do ta keni të pamundur të prisni, sepse kur të arrijë so t’ju hapë sytë për të ardhmen” shkruan përbri fotografisë, së postuar në llogarinë e Lamborghinit në Instagram.

Por, në imazh tregohet vetëm silueta e pjesës së përparme të veturës, që i ka të ndezura dritat LED me tri vija që shkojnë në anë të ndryshme.

Të njëjta drita dhe forma e tavanit, janë parë edhe te Terzo Millenio që është shfaqur para dy vitesh, andaj kjo makinë mund të jetë një hibrid.

25/08/2019 07:45 PM