FOTOT - Njihuni me aeroplanin me formë kitare, fjala e fundit e teknologjisë - Android

Get it on Google Play

FOTOT - Njihuni me aeroplanin me formë kitare, fjala e fundit e teknologjisë - Android

Kompania holandeze KLM është duke financuar projektin e parë aeronautik, që mund t’i ndryshojw përgjithmonë formën dhe linjat aeroplanëve komercial. Bëhet fjalë për aeroplanin “Flying-V” që është kryevepër e KLM dhe ka gjatësinë e krahëve të njëjtë me aeroplanët aktual dhe që mund të akomodojë deri në 314 pasagjerë. Emrin e ka marrë nga kitara […]

Kompania holandeze KLM është duke financuar projektin e parë aeronautik, që mund t’i ndryshojw përgjithmonë formën dhe linjat aeroplanëve komercial.

Bëhet fjalë për aeroplanin “Flying-V” që është kryevepër e KLM dhe ka gjatësinë e krahëve të njëjtë me aeroplanët aktual dhe që mund të akomodojë deri në 314 pasagjerë.

Emrin e ka marrë nga kitara legjendare Gibson Flying-V e prodhuar për herë të parë në vitin 1958, dhe që është përdorur nga kitaristë të shumtë të njohur si Eddie Van Halen, Jimi Hendrix, Brian May dhe Keith Richards.

Koncepti i avionit është zhvilluar nga hulumtuesit në universitetin Delf Technology në Holandë, ku pjesa e pasme e aeroplanit apo më mirë thënë bishti ka marrë formën e shkronjës V.

Inxhinierët e kësaj kompanie pretendojnë së një dizajn i tillë i mundëson avionit të kursej deri në 20 përqind më shumë karburant. Krahët  do të shërbejnë si hapësirë ku do të akomodohen pasagjerët, dhe valixhet.

Ky aeroplan pritet t’i bëjë konkurrencë të drejtpërdrejtë aeroplanëve Airbus A350 dhe Boeing 787. Në total ai është 65 metra i gjerë kurse gjatësia e tij do të jetë vetëm 55 metra. (TemA)

05/06/2019 08:44 AM