FOTOT - Njihuni me helikopterin “ufo” - Android

Get it on Google Play

FOTOT - Njihuni me helikopterin “ufo” - Android

Një helikopter luftarak kinez i quajtur “super peshkaqen i madh i  bardhë” është prezantuar në një ekspozitë të helikopterëve në qytetin kinez të Tianjin. Modeli i helikopterit të prezantuar duket si një pjatë fluturues, kurse prototipi i tij është planifikuar të bëjë fluturimin e parë në vitin 2020. Ekspertët ushtarakë kinezë kanë thënë se bëhet […]

Një helikopter luftarak kinez i quajtur “super peshkaqen i madh i  bardhë” është prezantuar në një ekspozitë të helikopterëve në qytetin kinez të Tianjin.

Modeli i helikopterit të prezantuar duket si një pjatë fluturues, kurse prototipi i tij është planifikuar të bëjë fluturimin e parë në vitin 2020.

Ekspertët ushtarakë kinezë kanë thënë se bëhet fjalë për një fluturake të një karakteri krejtësisht eksperimental dhe se, edhe nëse vendoset të aplikohet në praktikë, nuk pritet të bëhet së shpejti.

Fluturakja, e ngjashme me ato në filmat fantastikë shkencorë, është e gjatë 7.6 metra dhe e gjerë 2.85 metra.

Kabina e pilotëve me dy ulëse është e vendosur në mes të strukturës unazore të fluturakes, e cila, me dy turbo motorë  mund të zhvillojë shpejtësi të mëdha – deri në 650 kilometra në orë. Helikopteri peshon gjashtë tonë dhe mund të fluturojë në lartësi deri në 6,000 metra.

13/10/2019 07:32 AM