Për të gjithë të apasionuarit pas eksplorimit të vendeve të panjohura, super jahti i ri 110 metra i gjatë është vendi i përkryer për të kaluar pushimet.
Kompania e dizajnit Expleo Design nga Rumania ka prezantuar jahtin Elyon, brenda të cilit ka një pistë për vallëzim, kazino dhe hapësira të mjaftueshme për lojëra.
Jahti posedon pishinë të mbyllur dhe të hapur, xhakuzi dhe lukse të tjera.
Në pjesën e përparme gjendet pista e helikopterit, kurse nën këtë pistë është dizajnuar hapësira e veçantë për vallëzim dhe pishina e mbyllur.
Çmimi dhe detajet tjera për këtë super jaht nuk janë bërë të ditura, për faktin se ai është në fazën e konceptit. (TemA)
15/05/2018 12:05 PM
15/05/2018 10:22 PM
15/05/2018 07:41 AM
15/05/2018 02:34 PM
15/05/2018 10:05 AM
15/05/2018 10:22 PM
15/05/2018 08:10 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë