Një kompani franceze që synon të eleminojë bllokimin e udhëtarëve me automjete në trafik, ka nisur një projekt të ri në uji, pasi ka testuar taksinë e saj fluturuese ‘SeaBubbles’ në lumin Seine.
Pas një mosmarrëveshjeje me autoritetet vitin e kaluar, që pas testimit u zhvendos në Zvicër, firma e teknologjisë në fund mori projektin e ri në ujë në kryeqytetin francez.
“SeaBubbles” është pjesë e makinerisë detare dhe pjesë e aviacionit, me mjetin e çuditshëm që mund të ngrihet deri në 70 cm mbi ujë. Dyert e saj janë si krahët e gurëve në miniaturë, ndërsa ato lëvizin falë sistemit të baterive elektrike.
Synimi i shpikjes është të hapë rrugë ujore për transportin ekologjik dhe për të zvogëluar ndotjen e shkaktuar nga miliona vetura në planet.
“Sapo fluturimi të përfundojë, Bubble ngadalëson, ulet në sipërfaqen e ujit duke u kthyer në një barkë, dhe më pas i lejon pasagjerët të dalin”, thotë kompania. (TemA TV)
20/05/2018 07:25 AM
20/05/2018 02:29 PM
20/05/2018 10:38 PM
20/05/2018 10:10 PM
20/05/2018 02:49 PM
20/05/2018 08:00 AM
20/05/2018 10:38 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë