FOTOT/ Pentagoni e pranon - Po hetojmë për UFO-t - Android

Get it on Google Play

FOTOT/ Pentagoni e pranon - Po hetojmë për UFO-t - Android

Pentagoni më në fund ka pranuar se po heton mbi UFO-t (objekte fluturuese të paidentifikuara). Një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes ka folur për një iniciativë qeveritare të quajtur Programi i Identifikimit të Avancuar të Kërcënimeve Hapësinore (AATIP), në kuadër të të cilit  janë kryer “kërkime dhe hetime mbi fenomenet e panjohura ajrore”. Deri tani, […]

Pentagoni më në fund ka pranuar se po heton mbi UFO-t (objekte fluturuese të paidentifikuara).

Një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes ka folur për një iniciativë qeveritare të quajtur Programi i Identifikimit të Avancuar të Kërcënimeve Hapësinore (AATIP), në kuadër të të cilit  janë kryer “kërkime dhe hetime mbi fenomenet e panjohura ajrore”.

Deri tani, Pentagoni gjithmonë ka thënë se e kishte mbyllur programin AATIP në vitin 2012, por zëdhënësi Christopher Sherwood pranoi se departamenti po heton ende mbi supozimet për anije kozmike aliene.

“Mbrojtja ka të bëjë me identifikimin e të gjitha mjetet fluturuese në fushën tonë të veprimit, si dhe identifikimin e çdo pranie të huaj që mund të përbëjë një kërcënim për atdheun.

Do të vazhdojmë të hetojmë përmes procedurave normale çdo sinjalizim për mjete fluturuese të paidentifikuara të zbuluara nga aviacioni ushtarak amerikan, në mënyrë që të garantojmë mbrojtjen e atdheut nga çdo faktor surprizë që mund të përdorin kundërshtarët tanë”, tha Sherwood. (TemA TV)

 

24/05/2019 10:57 AM