Ky superjaht luksoz i kompletuar me një skelet çeliku, dy anije shpëtimi, një helikopter madje edhe një mini nëndetëse, do t’u lejojë miliarderëve të eksplorojnë rajone polare.
Anija e gjatë 70 metra do të këtë një motor hibrid me shtytje elektrike dhe naftë e aftë për të operuar në disa nga ujërat më të ftohta të planetit.
Në brendësi të tij Jahti do të përfshijë pajisje luksoze, Jacuzzi në kuvertë e sipërme, shtatë dhoma për miqtë dhe një suitë gjigante.
Dizajni i këtij mjeti lundrues është rezultat i një partneriteti global që përfshin disa firma në Nju Jork dhe në Evropë. (TemA)
30/04/2018 02:43 PM
30/04/2018 10:07 PM
30/04/2018 08:12 AM
30/04/2018 10:39 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë