Facebook tha se “gati 50 milionë” përdorues të tij i janë ekspozuar një sulmi mbi privatësinë. Kompania tha se sulmuesit kanë shfrytëzuar cenueshmërinë e funksionit “Vieë as” për të fituar kontroll mbi llogaritë e përdoruesve. Shkelja u zbulua të martën, tha Facebook, për të shtuar se ka informuar policinë. Përdoruesit që potencialisht janë prekur, është […]
The post Facebook denoncon në polici sulmin ndaj 50 milionë llogarive appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.
Facebook tha se “gati 50 milionë” përdorues të tij i janë ekspozuar një sulmi mbi privatësinë.
Kompania tha se sulmuesit kanë shfrytëzuar cenueshmërinë e funksionit “Vieë as” për të fituar kontroll mbi llogaritë e përdoruesve.
Shkelja u zbulua të martën, tha Facebook, për të shtuar se ka informuar policinë.
Përdoruesit që potencialisht janë prekur, është dashur të rihyjnë në faqe të premten.
Gabimi është rregulluar, tha shefi i sigurisë së firmës, Guy Rosen.
“Meqë sapo i kemi nisur hetimet, nuk e kemi përcaktuar ende nëse këto llogari janë keqpërdorur ose nëse (sulmuesit) kanë arritur te ndonjë informacion. Po ashtu, nuk e dimë se kush qëndron prapa këtyre sulmeve dhe ku ndodhen ata”, tha Rosen.
“Privatësia dhe siguria e njerëzve janë shumë të rëndësishme dhe na vjen keq që kjo ka ndodhur”, shtoi ai.
Funksioni “Vieë As” në Facebook u lejon njerëzve të shohin se si duket profili i tyre te përdoruesit e tjerë.
The post Facebook denoncon në polici sulmin ndaj 50 milionë llogarive appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.
28/09/2018 06:37 PM
28/09/2018 08:25 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë