Facebook do ndalojë fjalimet e urrejtjes - Zuckerberg lajmëron politikat, përballë kërcënimit të reklamuesve - Android

Get it on Google Play

Facebook do ndalojë fjalimet e urrejtjes - Zuckerberg lajmëron politikat, përballë kërcënimit të reklamuesve - Android

Ekzekutivi i Facebook, Mark Zuckerberg, tha se kompania do të ndryshojë politikat për të ndaluar fjalimet e urrejtjes në reklamat e publikuara në platformë. Nën politikat e reja, Facebook do të ndalojë reklamat që pretendojnë se njerëzit që i përkasin një race, kombi, gjinie, orientimi seksual apo vend origjine të emigrimit të caktuar, përbëjnë kërcënim […]

Ekzekutivi i Facebook, Mark Zuckerberg, tha se kompania do të ndryshojë politikat për të ndaluar fjalimet e urrejtjes në reklamat e publikuara në platformë.

Nën politikat e reja, Facebook do të ndalojë reklamat që pretendojnë se njerëzit që i përkasin një race, kombi, gjinie, orientimi seksual apo vend origjine të emigrimit të caktuar, përbëjnë kërcënim ndaj sigurisë shëndetësore për të tjerët.

“Do sigurohem se Facebook qëndron një vend ku njerëzit të mund të përdorin zërin e tyre për të diskutuar çështje të rëndësishme.

Por, jam gjithashtu kundër urrejtjes apo dhunës dhe do t’i heqim këto përmbajtje gjithashtu”, tha Facebook.  Ai shtoi se Facebook do të mbrojë emigrantët, refugjatët dhe azilkërkuesit nga reklamat që thonë se ata janë inferiorë ndaj grupeve të tjera të njerëzve. Komentet e Zuckerberg erdhën pasi thuajse 100 marka lajmëruan se do të heqin reklamat nga Facebook për muajin Korrik ose më gjatë,  nëpërmjet fushatës së quajtur “ndalo urrejtjen për përfitim”.

Kjo lëvizje proteston dështimin e vazhdueshëm të Facebook për të trajtuar si ç’duhet shtimin e pa masë të urrejtjes në platform.  Reklamuesit që do të bojkotonin përfshinin shpenzues të mëdhenj si Unilever dhe Verizon, së bashku me kompani të tjera më të vogla si Lending Club dhe North Face.   Aksionet e Facebook ranë me 8.3% në ditën e fundit tregtare të Javës.

28/06/2020 07:30 PM