Kompania tha se ky funksion do të jetë opsional dhe vjen në mbrojtje të privatësisë së përdoruesve të cilët duhet të dërgojnë tek Facebook një foto të tyre.
Megjithatë ky funksion nuk do të jetë i disponueshëm menjëherë në Kanada dhe Bashkimin Evropian, sepse ligjet e privatësisë janë me strikte në këto juridiksione.
Kompani të ndryshme teknologjike po adoptojnë në masë teknologjinë e njohjes së fytyrës pavarësisht shqetësimeve sesi të dhënat e grumbulluara mund të përdoren.
Në Shtator Apple prezantoi një iPhone ku përdoruesit mund të kyçeshin përmes fytyrës.
Teknologjia e njohjes së fytyrës është pjesë e Facebook që nga 2010-ta kur rrjeti social ofroi për herë të parë sugjerime për të etiketuar miqtë.
Për ata që duan të përdorin funksionin, Facebook krijon një shabllon të fytyrës së përdoruesve dhe e krahason me imazhet që mendon se ju përkasin juve, njofton PCWorld Albanian.
Facebook premtoi se do të fshinte shabllonët e atyre që duan të ç’aktivizojnë opsionin.
Përdoruesit do të marrin një njoftim nga Facebook kurdo që dikush ngarkon një foto të tyre.
Rrjeti social gjithashtu do të përdorë teknologjinë në fjalë për fotot e profilit.
20/12/2017 01:41 PM
20/12/2017 07:44 AM
20/12/2017 07:07 AM
20/12/2017 04:11 PM
20/12/2017 07:05 AM
20/12/2017 10:52 PM
20/12/2017 08:00 AM
20/12/2017 11:03 AM
20/12/2017 11:02 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë