Facebook fshin mijëra llogari - U krijuan për të shkaktuar “përçarje” - Android

Get it on Google Play

Facebook fshin mijëra llogari - U krijuan për të shkaktuar “përçarje” - Android

Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin rrjeteve që bëjnë fushata të ndryshme me ndikim. Facebook njoftoi se llogaritë janë fshirë në prill, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të pastruar platformën e tij […]

Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin rrjeteve që bëjnë fushata të ndryshme me ndikim.

Facebook njoftoi se llogaritë janë fshirë në prill, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të pastruar platformën e tij nga informacionet mashtruese dhe llogaritë e rreme, që krijohen për të shkaktuar “përçarje në shoqëri”.

Llogaritë e fshira kanë qenë aktive edhe në Instagram – aplikacionin që e zotëron Facebooku – dhe kanë qenë të lidhura me tetë rrjete, tha gjiganti i medias sociale, me seli në Kaliforni.

Sipas tij, rrjetet në Rusi dhe Iran e kanë përqendruar përmbajtjen e tyre ndërkombëtarisht, ndërsa dy rrjete në Gjeorgji, dy në SHBA, një në Mauritani dhe një në Mianmar kanë operuar me audiencat e brendshme.

Të gjitha rrjetet janë krijuar para pandemisë së koronavirusit, por Facebook tha se disa prej tyre i kanë përdorur pastaj postimet e lidhura me koronavirus, për të ndërtuar audiencat e tyre.

“E dimë se njerëzit që përpiqen t’i mashtrojnë të tjerët, i përdorin krizat për t’i çuar përpara qëllimet e tyre. Dhe, pandemia e koronavirusit nuk është ndryshe”, tha përmes një deklarate Facebook.

06/05/2020 08:39 AM