Facebook i kërkoi falje familjes së bosit mafioz Toto Riina, pasi kishte fshirë disa mesazhe ngushëllimi për vdekjen e kreut të Cosa Nostra, e nxitur nga shqetësimet e disa përdoruesve të mediave sociale.
Siç shkruhet në versionin elektronik të gazetës La Repubblica, një zëdhënës i Facebook tha agjencisë së lajmeve Associated Press se “mesazhet ishin fshirë gabimisht” dhe se u rishfaqën pas ndërhyrjes.
Zëdhënësi i Facebook ka theksuar se “këto mesazhe janë shuar kur disa përdorues janë ankuar për shkak se ato konsiderohen në kundërshtim me rregullat e mediave sociale”, por më vonë u arrit në në përfundimin se “fshirja ishte veprim i gabuar”.
La Repubblica kujton se sipas udhëzimeve të Facebook, ndalohen mesazhet që mund të mbështesin organizata kriminale apo terroriste.
http://palermo.repubblica.it/cronaca/2017/11/22/neës/riina_facebook_si_scusa_con_la_famiglia_condoglianze_cancellate_per_errore_-181834522/?ref=RHRS-BH-I0-C6-P2-S1.6-T1
23/11/2017 08:27 AM
23/11/2017 08:54 PM
23/11/2017 11:03 PM
23/11/2017 01:16 PM
23/11/2017 02:23 PM
23/11/2017 08:30 PM
23/11/2017 01:06 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë