Facebook mbyll mijëra aplikacione, për “shkaqe të dyshimta” - Android

Get it on Google Play

Facebook mbyll mijëra aplikacione, për “shkaqe të dyshimta” - Android

Facebook ka qenë dhe vazhdon të jetë në vëmendje të mediave, veçanërisht pas skandalit të Cambridge Analytica, për shkeljen e privatësisë së të dhënave të përdoruesve. Së fundmi, Facebook ka thënë se ka mbyllur ‘dhjetëra mijëra’ aplikacione, si pjesë e hetimit të vazhdueshëm për përdorimin e të dhënave të përdoruesve, pa dijeninë e tyre. Kompania […]

Facebook ka qenë dhe vazhdon të jetë në vëmendje të mediave, veçanërisht pas skandalit të Cambridge Analytica, për shkeljen e privatësisë së të dhënave të përdoruesve.

Së fundmi, Facebook ka thënë se ka mbyllur ‘dhjetëra mijëra’ aplikacione, si pjesë e hetimit të vazhdueshëm për përdorimin e të dhënave të përdoruesve, pa dijeninë e tyre.

Kompania ka njoftuar se aplikacionet e mbyllura, jo detyrimisht kanë përdorur të dhënat e përdoruesve, por cilësohen si të dyshimta, për një sërë shkaqesh, si dhe bien ndesh me politikat e Facebook.

Gjigandi i teknologjisë ka qenë ‘i ngadaltë’ në procesin e identifikimit të këtyre aplikacioneve. Në maj 2018, kompania tha se pezulloi 200 aplikacione, në gusht 2018, ky numër shkoi në 400, ndërsa afërsisht 12 muaj më vonë, Facebook njofton se ka hetuar dhe pezulluar ‘dhjetëra mijëra’.

22/09/2019 11:39 AM