Rrjeti social, Facebook zbuloi një seri përpjekjesh për të mbrojtur zgjedhjet e SHBA-së të vitit 2020, nga ndërhyrjet e huaja dhe deklaroi se ka ndaluar dhjetëra llogari të lidhura me Rusinë dhe Iranin në platformat e tij.
Njoftimi vjen pasi roli i Facebook-ut në zgjedhjet e vitit 2016, u hetua ashpër nga publiku dhe deputetët.
Facebook ka pranuar se Agjencia Kërkimore e Internetit (IRA), e mbështetur nga Rusia, ishte në gjendje të shfrytëzonte platformën për të arritur 126 milion amerikanë gjatë zgjedhjeve të mëparshme.
Facebook deklaroi se një fushatë ruse në platformën Instagram, kishte shenjat e një operacioni me burime të pasura dhe tregoi se kishte lidhje me Agjencinë Kërkimore ruse të Internetit.
Në përpjekje për të parandaluar atë çfarë ndodhi në zgjedhjet e fundit presidenciale, Facebook njoftoi mbi një program për siguri të shtuar në llogaritë e zyrtarëve dhe kandidatëve të zgjedhur.
Duke filluar nga muaji i ardhshëm, gjiganti i rrjeteve sociale do të fillojë të etiketojë disa medie si “të kontrolluara nga shteti”, për të ndihmuar përdoruesit të kuptojnë më mirë burimet e përmbajtjes së lajmeve.
Facebook njoftoi gjithashtu fshirjen e 93 llogarive në Facebook, 17 faqeve dhe katër llogarive në Instagram për sjellje të rreme, të koordinuara, me origjinë nga Irani kryesisht në shënjestër të SHBA-së.
22/10/2019 12:54 PM
22/10/2019 08:55 PM
22/10/2019 03:53 PM
22/10/2019 08:23 PM
22/10/2019 10:55 AM
22/10/2019 03:53 PM
22/10/2019 10:55 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë