Komisioni Evropian pritet që gjatë këtij muaji të dalë më një qëndrim konkret se cili do të jetë fati i kosovarëve sa i përket heqjes së regjimit të vizave. E derisa pritja vazhdon, zyrtarët shtetërorë insistojnë se ky vit do të jetë koha kur vendi do ta gëzojë liberalizimin e vizave. Megjithëse, atyre po u kërkohet që të mos japin premtime për afate pasi liberalizimi nuk do të ndodh këtë vit. Tanja Fajon thotë për Express se Parlamenti Evropian duhet ta ketë të qartë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet.