Grupi i të dorëhequrve të Lëvizjes Vetëvendosje bëhet me grup parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Dhjetë deputetë të Vetëvendosjes, siç ka raportuar koha.net, e kanë dërguar këtë javë në administratën e Kuvendit kërkesën për krijimin e një grupi të ri parlamentar. Deputeti Faton Topalli ka folur për Express për këtë çështje.