Fenomeni astronomik, që ndodh një herë në 13 vite - Mërkuri kalon përpara Diellit - Android

Get it on Google Play

Fenomeni astronomik, që ndodh një herë në 13 vite - Mërkuri kalon përpara Diellit - Android

Një ngjarje e rrallë astronomike do të ndodhë ditën e sotme, pasi planeti më i vogël i sistemit diellor Mërkuri kalon përpara Diellit. Fenomeni i parashikueshëm ndodh vetëm 13 herë çdo shekull dhe ndodhur së fundmi në vitin 2016. Herën tjetër kur Mërkuri do të kalojë diellin do të jetë në 2032. Europa do të […]

Një ngjarje e rrallë astronomike do të ndodhë ditën e sotme, pasi planeti më i vogël i sistemit diellor Mërkuri kalon përpara Diellit. Fenomeni i parashikueshëm ndodh vetëm 13 herë çdo shekull dhe ndodhur së fundmi në vitin 2016. Herën tjetër kur Mërkuri do të kalojë diellin do të jetë në 2032.

Europa do të ketë mundësinë të shohë fillimin e këtij fenomeni, ndërsa fundi do të mund të shihet nga bregu perëndimor i Amerikës së Veriut. Gjithashtu, bregdeti lindor i Shteteve të Bashkuara, Amerika Qendrore dhe Amerika e Jugut, do të kenë mundësi të shijojnë këtë fenomen të rrallë.

Por si mund ta shikojmë këtë ngjarje?

Së pari dhe më e rëndësishmja, shikimi i Diellit mund të shkaktojë dëme serioze në sy, dhe përpjekja për të kapur një imazh me telefon madje mund të dëmtojë edhe kamerën e telefonit. Së dyti, Mërkuri është shumë i vogël për tu parë me sy të lirë dhe nuk e errëson diellin në të njëjtën mënyrë si një eklips diellor i shkaktuar nga Hëna.

Për ta shikuar atë me pajisjet tuaja, do t’ju duhet një teleskop ose dylbi, me të paktën zmadhim 50x, i pajisur me një filtër diellor.

11/11/2019 01:03 PM