Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismali, ka vazhduar të komentojë në Facebook me gjuhë banale. Ai në postimin e tij të fundit një komentuesi ia ka kthyer përgjigjen në mënyrën më banale të mundshme, por me këtë rast ka konfirmuar se do të ndihej mirë nëse largohet nga Vetëvendosje. “Dal, o shoq, hiç problem s'e kam, masi qaq marak tu ka ba. Besomë që mue ma then k.... Jetoj si loçkë. Te shoh ty çka po ban, me ata që sipas teje po vlejkan qaq shumë në Lëvizje”.