Drejtori i Antikrimit në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, ka thënë për Express se incidenti me Agron Mustafën kishte ndodhur me kolegun e tij, Avni Berisha. Ka thënë se motivi pse kishte pasur mosmarrëveshje ndërmjet Mustafës e Berishës ishte akuza e drejtorit të Valës se polici e kishte fotografuar në një lokal. Sahiti ka thënë se nuk ka parë përleshje por vetëm se njëri shok i Mustafës ishte në shpinën e kolegut të tij.