Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, ka vendosur të mbështesë Partinë Social Demokrate e themeluar nga grupi i të pakënaqurve në Vetëvendosje. Në një bisedë për Express, Krasniqi ka thënë se beson në suksesin e PSD’së dhe është kundër idesë që individi të bëhet babë, pronar e aksionar i një partie. Ka thënë se Vetëvendosje është e grabitur nga një grup i njerëzve.