Fotot qesharake pas problemit të WhatsApp-it - ‘’Çfarë do të bëjmë me jetën tonë tani’’ - Android

Get it on Google Play

Fotot qesharake pas problemit të WhatsApp-it - ‘’Çfarë do të bëjmë me jetën tonë tani’’ - Android

Një ndër aplikacionet e komunikimit më popullor në botë “WhatsApp” ka qenë jashtë funksionit për më shumë se një orë. Aplikacioni ka pësuar ndërprerje dhe deri më tani ka pasur ankesa nga një mori vendesh përfshirë Irlandën, Rusinë, Malajzinë, Republikën Çeke, Izraelin, Spanjën, Malajzinë, Keninë, Turqinë, Italinë, Egjiptin dhe Serbinë. Probleme ky rrjet social ka […]

Një ndër aplikacionet e komunikimit më popullor në botë “WhatsApp” ka qenë jashtë funksionit për më shumë se një orë.

Aplikacioni ka pësuar ndërprerje dhe deri më tani ka pasur ankesa nga një mori vendesh përfshirë Irlandën, Rusinë, Malajzinë, Republikën Çeke, Izraelin, Spanjën, Malajzinë, Keninë, Turqinë, Italinë, Egjiptin dhe Serbinë.

Probleme ky rrjet social ka pasur edhe në Shqipëri, ndërkohë që kompania ende nuk ka komentuar shkakun e ndërprerjes.

Gjysma e përdoruesve u ankuan se nuk mund të lidhen me shërbimin. Ndërsa 40 përqind arrinin të hynin në aplikacion, por nuk mund të dërgonin ose të merrnin mesazhe.
Shumë njerëz nga e gjithë bota kanë shprehur indinjatën e tyre në Twitter e Facebook për daljen jashtë funksioni të aplikacionit. Ndërkohë në rrjetet sociale ka plasur ironia për rënien e aplikacionit të komunikimit më popullor në botë.
Por kjo nuk ka qenë hera e parë që “WhatsApp” ka pasur ndërprerje. Ndërprerja tjetër më e madhe e Whatsapp në botë ndodhi në muajin maj, kur për disa orë njerëzit e kishin të pamundur të komunikonin.

03/11/2017 05:08 PM