Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, sot është liruar nga burgu, ku po mbahej, bashkë me dy aktivistë të partisë, të dënuar mbi akuzat për sulm me zollë ndaj Kuvendit të Kosovës. Krasniqi, i cili në fillim të këtij viti ka dhënë dorëheqje nga postet partiake, sapo ka dalë nga burgu ia ka bërë me dije përsëri Albin Kurtit se është me Visar Ymerin.