Frikë mos takohen njerëzit - Në Itali kompanitë celulare ndërpresin shërbimet - Android

Get it on Google Play

Frikë mos takohen njerëzit - Në Itali kompanitë celulare ndërpresin shërbimet - Android

E detyruar nga gjendja e jashtëzakonshme, Qeveria italiane duket se po përdor të gjitha mjetet ligjore dhe joligjore për të detyruar qytetarët që të respektojnë distancën fizike në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Këtyre masave nuk u shpëtoi as dita e Pashkëve katolike. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se ka patur një shkëputje të […]

E detyruar nga gjendja e jashtëzakonshme, Qeveria italiane duket se po përdor të gjitha mjetet ligjore dhe joligjore për të detyruar qytetarët që të respektojnë distancën fizike në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Këtyre masave nuk u shpëtoi as dita e Pashkëve katolike. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se ka patur një shkëputje të njëkohshme të shërbimeve telefonike të ofruara nga kompanitë celulare në Itali.

Zyrtarisht kompanitë janë justifikuar tek klientët e tyre se bëhej fjalë për një defekt teknik, por mediat vendase ngrenë dyshimet se shkëputja e ofrimit të shërbimeve është bërë me një urdhër verbal të autoriteteve vendase.

Për disa orë, një pjesë e mirë e qytetarëve italianë, kryesisht në zonat më të goditura nga koronavirusi, nuk arritën që t’i urojnë njëri-tjetrit Pashkët as përmes valëve telefonike dhe as përmes valëve të internetit.

Hamendësohet se vendimi i kompanive është nxitur nga autoritetet dhe këshilluar nga grupet e ekspertëve në luftën kundër koronavirusit për të shmangur çdo mundësi që qytetarët të takohen me njëri-tjetrin me rastin e festës.

Ndërprerja e shërbimeve në Bergamo, kryeqëndra e koronavirusit në Itali është raportuar që para mesditës së të dielës dhe ka zgjatur deri në mbrëmje. E njëjta gjë është raportuar edhe në zonat të tjera, që njihen si “zona të kuqe Covid-19” matanë Adriatikut. Ndërprerjen e shërbimeve e kanë kryer edhe tre kompanitë më të mëdha, si TIM, Vodafone dhe “Wind”.

13/04/2020 10:19 AM