Në mungesë të emërimeve nga Kuvendi i Kosovës, disa nga organet e pavarura shtetërore rrezikojnë të mbeten përkohësisht jofunksionale. Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë dy nga këto organe që mund të pësojnë për shkak të zvarritjeve në Kuvend dhe institucione tjera për emërimet e reja.