Një fotografi e një djali që qan pranë trupit të babait të tij ka shtyrë përdoruesit e medias sociale në Indi të dhurojnë për familjen e tij rreth 44 mijë dollarë amerikanë brenda një dite.
Fotografia u nda në Tëitter më shumë se 7 000 herë. Anil, 27 vjeç, ishte një punëtor kanalizimesh në kryeqytetin Delhi, i cili vdiq kur litari që e uli poshtë në një kanalizim u këput, duke bërë që ai të binte brenda.
Sipas disa vlerësimeve, rreth 100 punëtorë të kanalizimeve vdesin në Indi çdo vit. Sindikatat kanë pohuar se kjo është për shkak se atyre nuk u është dhënë pajisja e duhur e sigurisë. Shiv Sunny, një gazetar në “The Hindustan Times”, i cili e ka ndarë në Twitter këtë fotografi të hënën, i tha BBC se ishte “tronditur” nga sytë e djalit të pikëlluar, vetëm 11 vjeç, i cili kishte humbur të atin.
“Unë jam gazetar i krimit dhe kam parë shumë tragjedi, por kjo ishte diçka që kurrë nuk e kisha parë”, tha gazetari. “Dua të tërheq vëmendjen për vdekjen e punëtorëve të kanalizimeve”, tha ai, duke shtuar se kjo fotografi tregoi historinë e gjendjes së vështirë të familjes”.
Sipas tij, familja nuk mund të përballonte as koston e djegies së trupit të burrit dhe ishte ndihmuar për këtë nga fqinjët. Ata gjithashtu i kishin thënë gazetarit se djali katër muajsh i Anilit kishte vdekur një javë më parë nga pneumonia, pasi nuk kishte para për të blerë ilaçe.
Anili gjithashtu kishte dy vajza, të moshës shtatë dhe tre vjeç. Gazeta gjithashtu tërhoqi vëmendjen tek fondacioni Uday, një organizatë joqeveritare, për mbledhjen e fondeve dhe përgjigja ishte e jashtëzakonshme.
Ndërkohë edhe aktorët e Bollyëood-it iu drejtuan gazetarit për të pyetur se si mund të ndihmonin familjen e Anilit. Ajo çfarë është për t’u vënë në dukje është se edhe njerëzit e varfër kishin dhuruar shuma parash, pavarësisht se sa të papërfillshme mund të duken ato.
Pyetjet dhe komentet e shumta rreth familjes në mediat sociale e shtynë gazetarin e “The Hindustan Times”, që të kthehej dhe të mësonte më shumë rreth familjes. Policia ndërkohë ka bërë me dije se është hapur një hetim mbi vdekjen e 27 vjeçarit dhe është zbuluar se litari me të cilin Anil ishte lidhur nuk ishte mjaft i forte, ndërsa ai nuk kishte veshur veshje mbrojtëse.
Ky është incidenti i dytë që përfshin vdekjen e punëtorëve të kanalizimeve në Delhi këtë muaj. Pesë të tjerë vdiqën gjatë pastrimit të një impianti për trajtimin e ujërave të zeza. Policia pretendoi se ata nuk mbanin pajisje sigurie dhe arrestuan mbikëqyrësit e tyre.
Ndërkohë duket se ka shpresë se fëmijët e Anil do të mund të shkojnë në shkollë me paratë që janë mbledhur për ta tani.(TemA TV)
18/09/2018 05:43 PM
18/09/2018 04:56 PM
18/09/2018 06:32 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë