Gati valvulat e para me porosi për zemrën - Android

Get it on Google Play

Gati valvulat e para me porosi për zemrën - Android

Për disa vite valvulat mund të jenë të disponueshme për çdo zemër. Ato janë të bëra prej silikoni, një material fleksibël dhe i biodegradueshëm dhe mund të shtypen në formatin 3D në vetëm një orë e gjysmë, shumë më pak se ditët e nevojshme për të bërë valvulat aktuale. Studiuesit i kanë paraqitur ato në […]

Për disa vite valvulat mund të jenë të disponueshme për çdo zemër.

Ato janë të bëra prej silikoni, një material fleksibël dhe i biodegradueshëm dhe mund të shtypen në formatin 3D në vetëm një orë e gjysmë, shumë më pak se ditët e nevojshme për të bërë valvulat aktuale.

Studiuesit i kanë paraqitur ato në një studim të botuar në revistën ”Matter”, në bashkëpunim me kompaninë e Afrikës së Jugut ”Strait Access Technologies” (SAT).

Valvulat e reja prej silikoni kanë avantazhe të shumta krahasuar me ato aktuale, të bëra me materiale shumë të ngurta.

Për më tepër, karakteristikat e materialit e bëjnë shumë më të lehtë për kirurgët për ta lidhur atë me indet e zemrës dhe për të shmangur përdorimin e terapive me efekte anësore të rënda.

Valvulat me metodologjinë e re do të ndihmojë në përballimin e plakjes progresive të popullsisë botërore.

Vlerësohet se në vitin 2050 rreth 850 000 njerëz do të duhet të zëvendësojnë një nga valvulat e tyre të zemrës.

28/07/2019 12:28 PM