Për disa vite valvulat mund të jenë të disponueshme për çdo zemër.
Ato janë të bëra prej silikoni, një material fleksibël dhe i biodegradueshëm dhe mund të shtypen në formatin 3D në vetëm një orë e gjysmë, shumë më pak se ditët e nevojshme për të bërë valvulat aktuale.
Studiuesit i kanë paraqitur ato në një studim të botuar në revistën ”Matter”, në bashkëpunim me kompaninë e Afrikës së Jugut ”Strait Access Technologies” (SAT).
Valvulat e reja prej silikoni kanë avantazhe të shumta krahasuar me ato aktuale, të bëra me materiale shumë të ngurta.
Për më tepër, karakteristikat e materialit e bëjnë shumë më të lehtë për kirurgët për ta lidhur atë me indet e zemrës dhe për të shmangur përdorimin e terapive me efekte anësore të rënda.
Valvulat me metodologjinë e re do të ndihmojë në përballimin e plakjes progresive të popullsisë botërore.
Vlerësohet se në vitin 2050 rreth 850 000 njerëz do të duhet të zëvendësojnë një nga valvulat e tyre të zemrës.
28/07/2019 12:28 PM
28/07/2019 02:03 PM
28/07/2019 12:20 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë