Ka më shumë se një orë që është duke pritur për një kontroll mjekësor në bodrumin e njërës prej klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. 68-vjeçarja, S. Gashi, e cila prej disa ditësh është e shtrirë në QKUK, është detyruar të përballet me pritjet e stërzgjatura në këtë klinikë. Njësoj si 68-vjeçarja ishin edhe me dhjetëra pacientë të tjerë që prisnin me orë në radhë gjatë ditës së sotme për të hyrë në vizita ambulatore specialistike