Janë shpikur qarqet e para elektronike te lulet. Gjithnjë e më fleksibël, ato janë kufiri i ri i elektronikës dhe këtë gjë e bëjnë të mundur lidhjet e reja metalike që nuk kërkojnë temperatura të larta.
Teknologjia, që deri tani ka lejuar shtypjen e qarqeve në petale të trëndafilit, fletë letre dhe madje xhelatinë, është përshkruar në revistën ”Advanced Functional Materials” nga grupi i Universitetit amerikan të Ajouas, koordinuar nga Martin Thuo.
Rezultati hap rrugën për një gjeneratë të re sensorësh të zbatueshëm për lloje të ndryshme të materialeve si për shembull për të kontrolluar soliditetin e një ndërtese ose shkallën e rritjes së bimëve.
Inxhinierët kanë përdorur grimca të lëngshme metali të tilla si bismute, indium dhe kallaj për të bërë qarqe elektronike fleksibël që mund të shtypen në materiale shumë të brishta.
04/08/2019 03:46 PM
04/08/2019 05:54 PM
04/08/2019 05:15 PM
04/08/2019 05:58 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë