Gjigantët e pagesave online braktisin projektin e Facebook për “Libra” - Android

Get it on Google Play

Gjigantët e pagesave online braktisin projektin e Facebook për “Libra” - Android

Mastercard, Visa, eBay dhe Stripe janë tërhequr nga përpjekja e Facebook për projektin “Libra”. Lëvizja e tyre vjen pas tërheqjes së Paypal, siç raportoi Financial Time javën e shkuar. Kjo është një goditje e rëndë për planet e rrjetit shoqëror që donte ta niste Libran si monedhë ndërkombëtare për t’u përdorur në internet. Projekti ka […]

Mastercard, Visa, eBay dhe Stripe janë tërhequr nga përpjekja e Facebook për projektin “Libra”.

Lëvizja e tyre vjen pas tërheqjes së Paypal, siç raportoi Financial Time javën e shkuar.

Kjo është një goditje e rëndë për planet e rrjetit shoqëror që donte ta niste Libran si monedhë ndërkombëtare për t’u përdorur në internet.

Projekti ka pasur vëzhgime të detajuara nga ligjvënës e politikanë, sidomos në SHBA.

Drejtuesi i Facebook, Mark Zukerberg, do të diskutojë projektin “Libra” më 23 tetor me anëtaërt e Komisionit të Shërbimeve Financiare nga kongresi amerikan.

Ligjvënësit kanë ngritur shumë pyetje në lidhje me Libran, si për shembull rreziku i madh për të ofruar një platformë për pastrimin e parave.

Mercado Pago, një kompani pagesash në Amerikën Latine, po asthu është tërhequr, duke lënë me Libran vetëm PayU, kompaninë holandeze.

12/10/2019 01:03 PM