Përderisa po udhëtonte me veturë, dikush shkrepi tre plumba drejt drejtorit të Financave në Policinë e Kosovës, Hamdi Hyseni. Ngjarja ndodhi mbrëmë në orën 18:40 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Nga ky incident nuk ka pësuar lëndime askush, ndërsa Policia ende nuk ka arritur të arrestojë personin që shkrepi në drejtim të Hysenit. Ky rast po cilësohet si “tentim vrasje”, shkruan Gazeta Express